Tiranë, 22 tetor NOA-Një grup të rinjsh të organizatave rinore dhe anëtarë të lëvizjes politike G99 zhvilluan sot pasdite një protestë kundër ratifikimit të marrëveshjes për ujërat territorialë me Greqinë, para godinës së kuvendit, pak minuta para nisjes së seancës plenare të së enjtes.
Aktivistët e G99 mbanin parulla ku shkruhej "Jo marrëveshjes me Greqinë", "S'mund të jemi patriotë part-time", "Shqipëria nuk falet" etj.
Gjatë kësaj proteste dy aktivistë të G99 të cilët mbanin në fytyrë maska me imazhin e Sali Berishës dhe të Ilir Metës prenë së bashku një tortë si tortat martesore ku ishte dizenjuar harta e Shqipërisë me ujërat territorialë që në bazë të marrëveshjes i falen Greqisë, për të ironizuar kështu pikërisht këtë marrëveshje.
Kreu i G99, Erion Veliaj u shpreh se kjo do të jetë vetëm nisma e parë në
kuadër të protestave që kjo forcë politike do të organizojë për të
kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes.
m.i/NOA