English

Kufijtë me Kosovën, Beogradi i dërgon notë proteste Shkupit

Beograd, 22 tetor NOA-Beogradi i ka dërguar një notë proteste autoriteteve maqedonase mbi marrëveshjen e kufijve e nënshkruar javën e shkuar mes Maqedonisë e Kosovës.

"E ashtuquajtura marëveshje e kufijve është rezultat i një vendimi arbitrar i institucioneve të Prishtinës e qeverisë së Shkupit, e cila është absolutisht e papranueshme për ne"- ka thënë ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç në një intervistë dhënë një media të shkruar serbe.

Sipas Jeremiç, qeveria e Shkupit është informuar se Beogradi po shikon mundësinë e marrjes së hapave të mëtejshëm.

Ndërkohë mediat kosovare kanë pasqyruar sot deklaratat e ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Kosovës, Antonio Miloshoski s Skender Hyseni të cilët konfirmojnë hapjen e ambasadave javën e ardhme.

m.i/NOA

KOMENTE