English

Kuvendi shtyn ratifikimin e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë

Tiranë, 22 tetor NOA-Presioni i shoqërisë civile dhe ekspertëve në lidhje me marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë ka detyruar Kuvendin e Shqipërisë të mos përfshijë në kalendarin 3 javor të punimeve ratifikimin e marrëveshjes.

Në seancën plenare pasditen e së enjtes, kuvendi vendosi që kjo marrëveshje të mos ishte në axhendën e saj dhe për tre javë të tjera.

Pak para nisjes së punimeve të kuvendit, sot pasdite një grup të rinjsh të organizuar nga lëvizja politike G99, kërkuan që kjo marrëveshje të analizohet dhe të diskutohet me ekspertë të fushës për të mos lejuar që t'i merret popullit shqiptar asnjë centimetër tokë.

Në debatin për kufijtë me Greqinë është përfshirë dhe opozita me në krye PS.

Ajo bashkë me 5 parti të tjera depozituan të premten e shkuar padinë për deligjitimitetin e marrëveshjes së ndarjes territoriale të kufijve detarë, që sipas saj cenon rëndë Kushtetutën.

m.i/NOA

KOMENTE