English

Liria e medias, Komiteti i Helsinkit: Mbështesim vërejtjet e ndërkombëtarëve

Tiranë, 22 tetor NOA-Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka deklaruar sot se mbështet vërejtjet e publikuara si në Progres Raportin e KE ashtu dhe në atë të Reporterëve pa Kufij në lidhje me lirinë e shtypit e medias në Shqipëri.janë të drejta.

Në një deklaratë për shtyp, Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson se është i të njëjtit mendim me hartuesit e Progres Raportit që kërkohen përmirësime të mëtejshme të legjislacionit tone, me qëllim që të përputhen me ato të standarveve Evropiane.

"Në këtë vështrim, KShH mbështet gjithashtu propozimet e Unionit të Gazetarëve për miratimin e akteve ligjore dhe nënligjore që do të përcaktonin statusin e gazetarit dhe që do të garantonin integritetin e tyre, nëpërmjet trajtimit ekonomik dhe profesional pa asnjëlloj diskriminimi.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ashtu si dhe më parë, në përmbushjen e misionit të tij do të japë kontributin e tij modest në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të parimeve demokratike dhe të lirisë së shtypit që është një prej tyre", thuhet në deklaratë.

m.i/NOA

KOMENTE