English

Lorik Cana rritet në kampionatin anglez, pas Sendërlandit po e kërkon Arsenali

Londër, 22 tetor, NOA - Lojtari i kombëtares shqiptare, Lorik Cana duket se po shënon një rritje të dukshme profesionale kohët e fundit.

Pasi arriti të futej në kampionatin anglez të futbollit me kapërcimin që bëri nga skuadra franceze e Marsejës në atë angleze të Sendërlandit, Cana duket se tashmë ka marrë edhe interesimin e Arsenalit.

Eshtë vetë trajneri i kësaj skuadre, Arsene Venger, i cili shpreson ende të marrë mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Lorik Canën, pavarësisht se futbollisti shqiptar u transferua verën e fundit tek klubi i Sandërlendit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja angleze "Daily Mail", e cila citon se ish-kapiteni po luan mirë në kampionatin anglez e për këtë arsye, priten oferta të reja ndaj tij.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE