English

Lumi Tisa, dyshohet të jenë mbytur 15 kosovarë, nga varka mbijetuan 3 veta

Tisa, 22 tetor, NOA - Një varkë me kosovarë, në të cilën udhëtonin të paktën 15 persona, është mbytur në ujërat e lumit Tisa, afër brezit kufitar Serbi- Hungari.

Ky lajm tragjik është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, zyrtarë të së cilës pritet të udhëtojnë drejt Hungarisë.

Ende nuk dihet saktësisht numrin i viktimave. Media hungareze deri më tani raportojnë se nga kjo tragjedi kanë mbijetuar vetëm tre persona dhe ata janë Blerim Ramaj, bashkë me dy fëmijët e tij Erilden, tre vjeçe dhe djalin Rendi, afër dy vjeç.

Ramaj ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur natën e 16 tetorit, rreth orës 23:00. Ai i tronditur nuk ka mundur të japë më shumë detaje rreth rastit, duke treguar se nuk di akoma asgjë as për fatin e bashkëshortes së tij, Elvira Jaha, 23 vjeçe.

Deri tani, akoma nuk bëhen të ditura detajet. Dyshohet se viktimat e kësaj tragjedie po tentonin për të emigruar në vendet të Bashkimit Evropian. Ministria e Jashtme e Kosovës ka vendosur kontaktet me organet hungareze dhe në koordinim thuhet se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.

NOA-INA

KOMENTE