English

MASH: Universitetet do akreditohen brenda dy viteve

Tiranë, 22 tetor NOA-Procesi i akreditimit të universiteteve do të përfundojë brenda dy viteve.

Në takimin që është zhvilluar mes ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj dhe zv/ambasadores së SHBA në Tiranë, Deborah Jones, është theksuar nevoja e asistencës amerikane me programet e bursave të studimit siç janë Fullbright, Humphrey, me qëllim rritjen e mundësive të kualifikimit të studentëve shqiptarë në universitetet amerikane.

Zyra e shtypit e MASH bëri të ditur se ministri Tafaj e vuri theksin në punën që do të bëhet për reformimin e sistemit të financimit të arsimit të lartë dhe në atë të procesit të akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

 Zv/Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, znj. Deborah Jones, rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për sektorin e arsimit dhe vijimësinë e programeve aktuale të mbështetjes me bursa studimi të studentëve shqiptare.

m.i/NOA

KOMENTE