English

Ndoka kryen denoncim në prokurori: Na vodhën një deputet. Berisha të japë dorëheqjen

Tiranë, 22 tetor NOA - Partia Demokristiane ka denoncuar sot në Prokurori vjedhjen e votave, sipas tyre gjatë procesit në zgjedhjet e 28 qershorit, në Qarkun e Shkodrës.

"Të vendosur për t'i shkuar deri në fund zbardhjes dhe transparencë së numërimit të votave, grupi i ekspertëve pranë PDK-së, pasi tërhoqi në mënyrë zyrtare nga KQZÂ procesverbalet përkatëse dhe pamjet filmike të KZAZ Â nr.40, 41, 42, 43 dhe 44, zbulon nëpërmjet rinumërimit fakte dhe prova tronditëse të manipulimit të procesit zgjedhor në këto zona.

Faktet janë të shumta dhe nga rinumërimi i votave në Qarkun e Shkodrës duket qartazi se, Partia Demokratike nëpërmjet komisionerëve të saj i ka shtuar vetes vetëm në Qarkun e Shkodrës 11.784 vota" thuhet në deklaratën e PDk-së lëshuar mesditën e sotme.

Sipas saj Koalicionit "Poli i Lirisë" i janë vjedhur 5.873 vota, ku më e dëmtuara është PDK.

Pra sipas kësaj partie, Koalicionit "Poli i Lirisë" dhe konkretisht PDK-së i është vjedhur një mandat deputeti në Kuvendin e Shqipërisë në Qarkun e Shkodrës, duke pasur të qartë që mbetën 4.014 vota që i rezistuan duarve të komisionerëve.

"Ajo që ne sot ne provojmë me prova është maja e ajsbergut, por ajo që ne dimë është shumë më tepër se kaq.

PDK ka bërë padi në KQZ për rinumërimin e votave në Qarkun e Shkodrës, megjithëse në bazë të Kodit Zgjedhor, dy anëtarë të KQZ mbështetën kërkesën tonë ligjore, KQZ me shumice votash vendosi të shkelë ligjin.

Të njëjtën kërkesë i kemi drejtuar edhe Kolegjit Zgjedhor, por për habinë tonë institucioni garant i Kodit Zgjedhor, vendosi në presionin e politikës të shkelë ligjin me shumicë votash.

Partia Demokristiane, pasi ka faktuar vjedhjen e votave që është realizuar nga ndërhyrjet e qeverisë dhe PD-së gjatë procesit zgjedhor të 28 Qershorit në qarkun e Shkodrës, e bindur që kjo vjedhje është realizuar në të gjithë vendin, i kërkon Kryeministrit, Sali Berisha të japë dorëheqjen, si përgjegjësi kryesor për dështimin e procesit zgjedhor dhe përfshirjen e vendit në një krizë të thellë politike, ekonomike e morale" deklaroi sot kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

Ai shtoi se PDK, kërkon krijimin e një qeverie teknike me përfshirjen e të gjitha partive me peshë në jetën politike, në mënyrë që të realizohen disa reforma të rëndësishme dhe jetike për vendin, si reforma në kodin zgjedhor, reforma në sistemin e drejtësisë dhe reformat e tjera për të plotësuar standardet për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptar në BE dhe së fundi garantimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira.

k.k/NOA

KOMENTE