Uashington, 22 tetor, NOA - Kompanitë amerikane të cilat kanë përfituar miliarda dollarë nga paketa stiumuluese e qeverisë do të kenë si detyrim që të ulin rrogat dhe shpërblimet e drejtuesve të tyre.
Një urdhër i tillë është komunikuar nga vetë presidenti Obama dhe pritet t;'u ndahet zyrtarisht të gjitha atyre të cilat kanë përfituar miliardat për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Sipas kreut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të marrësh tërë këto para nga shteti për të ndihmuar ekonominë e vendit, nuk do të thotë që ti të majmësh drejtuesit e tu, prandaj do të ndërmerret masa e mësipërme.
Sipas të dhënave paraprake, rrogat e 25 prej drejtuesve më të lartë dhe më të paguar të kompanive të tilla si AIG, Citibank, General Motors, Chrysler dhe tri kompanive të tjera të mëdha, pritet ulen deri me 90%.
Ky hap i administratës së presidentit Obama shihet si një përpjekje për të qetësuar shumë amerikanë që po hasin vështirësi financiare.
Shumë amerikanë janë të zemëruar nga rrogat dhe shpërblimet e larta që vazhdojnë të paguajnë këto kompani për drejtuesit e tyre, pavarësisht se ato mbijetuan me fondet e taksapaguesve.
Ndërkaq, presidenti Obama thotë se bankat e mëdha që ishin në kushte kritike vitin e kaluar tani nuk kanë nevojë më për ndihmën e qeverisë. Ai thotë se bizneset e vogla janë motori i rritjes së vendeve të punës në Amerikë, dhe ata ende ndeshen me probleme në marrjen e kredive.
"Por për të rritur dhënien e kredive për bizneset e vogla, ne duhet të rrisim sasinë e parave tek të cilat do të kenë qasje bankat e vogla dhe institucionet financiare të komuniteteve nga të cilat varen këto komunitete."
Obama e njoftoi ndryshimin ndërkohë që pagesat e ekzekutivëve financiarë po bojnë bujë të madhe. Disa nga këto ekzekutivë punojnë në kompanitë të cilat Uashingtoni u desh t'i shpëtonte me miliarda dollarë të taksapaguesve vitin e kaluar. Zyrtarët e administratës i kanë quajtur këto bonuse ofenduese.
n.e/NOA