Tiranë, 22 tetor NOA - Policia rrugore po vazhdon ende aksionin e saj kundër shoferëve debitorë dhe shkelësve të qarkullimit.
Gjatë ditës së djeshme janë pezulluar 102 leje drejtimi për mos shlyerje të detyrime.
Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare 678 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve.
Shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.
Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës.
Kështu, vetëm dje në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e policisë janë vendosur 651 gjoba dhe janë pezulluat tre leje drejtimi.
k.k/NOA