English

Pranga bullgarit ndihmoi dy afganë të kalonin ilegalisht kufirin Greqi-Shqipëri

Tiranë, 22 tetor NOA - Antitrafiqet e policisë së Tiranës çojnë në qeli një shtetas bullgar pasi ndihmoi dy afganë të kalonin ilegalisht kufirin.

Borislav Grançarov, 31-vjeç, banues në Jahinovo Bullgari, me shtetësi e kombësi Bullgare u arrestua dje sepse dyshohet se ka ndihmuar me synim për të kaluar kufirin Greqi-Shqipëri, përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë Korçë, me destinacion Italinë, dy shtetas Afganë.

Shtetasit Afganë të cilët po tentonin të kalonin kufirin Shqiptar në mënyrë klandestine, u gjetën të fshehur në një kamionin i parkuar në një parking privat, të ndodhur pranë Doganës së Tiranës.

Policia nisi menjëherë hetimet në ngarkim të bullgarit ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Ndërsa, shtetasit me kombësi Afgane do t'i dorëzohen Drejtorisë Rajonale për Kufirin e Migracionin, me qëllim kthimin e tyre në shtetin Grek.

k.k/NOA

KOMENTE