Elbasan, 22 tetor, NOA - Forcat e policisë së seksionit kundër korrupsionit pranë Policisë së Elbasanit kanë arrestuar 58-vjeçarin Kujtim Hazbiu, lindur në Kavajë dhe banues në këtë qytet.
Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ndalimi i tij u bë në zbatim të urdhërit të ekzekutimit të vendimit penal të nxjerrë dje nga prokuroria dhe gjykata e Elbasanit, pasi i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg".
Kjo pasi ndaj tij ka të dhëna të mjaftueshme se është përgjegjës për veprën penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", vepra penale këto të parashikuara nga nenet 248 dhe 260 të Kodit Penal.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA