English

Skandal në Izrael, orgji mes personave mbi 90 vjeç në festën e një shtëpie pleqsh

Tel-Aviv, 22 tetor, NOA - Të vendosur për ta shijuar jetën deri në fund, disa vizitorë të një shtëpie luksoze pleqsh në Tel Aviv të Izraelit kanë organizuar një festë të madhe, e cila është shoqëruar edhe me shpërthime seksuale të papara dhe orgji mes tyre.

Lajmi është konfirmuar nga gazeta "Yom ha-Izrael", sipas së cilës shtëpia në fjalë, e cila frekuentohet nga njerëz që kanë dalë në pension është tronditur si kurrë më parë nga një festë e tillë, duke shkaktuar edhe tronditjen e opinionit publik nga skandalet seksuale që u vunë re brenda saj.

Madje thuhet se shumica e atyre që u bënë protagonistë të ngjarjes, i kishin kaluar 90 vitet e jetës së tyre.

"Por ditën tjetër, - shtoi gazeta, - drejtuesit e institutit në fjalë kanë lëshuar një deklaratë të ashpër duke paralajmëruar mysafirët që kur të shkelin në këtë shtëpi pleqsh, të mos tregojnë më shpërthime të pakontrolluara".

n.e/NOA

Â

KOMENTE