English

Suedia liron të dënuarën nga Haga për krime kundër njerëzimit, Liljana Plavshiç

Stokholm, 22 tetor, NOA - Liljana Plavshiç, e dënuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit, që nga sot, me vendimin e qeverisë suedeze, lirohet para kohe nga vuajtja e dënimit.

Ajo ka qenë kryetare e Republikës seperatiste serbe të Bosnjë-Hercegovinës dhe person me ndikim në Partinë Demokratike serbe të Bosnjës, e cila ka organizuar spastrimin etnik të myslimanëve dhe të kroatëve gjatë luftës së viteve 1992-1995 në territoret e ish-Jugosllavisë.

Qeveria e Suedisë, vendimin për lirimin e Pllavshiçit e ka bazuar se ajo tashmë ka vuajtur dy të tretat nga 11 vjet burgim sa ishte e dënuar nga Gjykata e Hagës.

Liljana Pllavshiç, tani është në moshën 80-vjeçare, ishte e dënuar me gjithsej 11 vjet burgim.

Lirimi i parakohshëm i saj, është bazuar në praktikën juridike suedeze në bazë të së cilës i dënuari duhet të vuaj dy të tretat e dënimit të shqiptuar.

Ky vendim i qeverisë suedeze është pritur me indinjatë nga boshnjakët dhe krotatët që jetojnë në Suedi dhe të cilët në një farë mënyre kanë qenë viktima të politikës antinjerëzore të udhëheqjes së të liruarës.

r.reshitaj

Â

KOMENTE