English

Toleranca fetare, Topi: Këshilli ndërfetar shembull i saj

Tiranë, 22 tetor NOA-"Shqipëria do t'i sjellë Bashkimit Evropian shembullin e tolerancës fetare, përmes Këshillit ndërfetar", kështu ka deklaruar presidenti i republikës, Bamir Topi në ceremoninë e hapjes së Këshillit ku merrnin pjesë përfaqësues të të gjitha komuniteteteve fetare në vend.

Topi ka deklaruar se krahas standardeve që duhet të plotësojë për të hyrë në BE, vendi ynë do t'i sjellë Evropës dhe vlerat e saj kulturore e shpirtërore.

"Në këtë familje, si anëtarë të barabartë të rifutur rishtazi do të na duhet që përveç përmbushjes së standardeve pranuese, të sjellim edhe disa nga vlerat dhe pasuritë tona si kulturore, ashtu edhe shpirtërore", deklaroi Topi.

m.i/NOA

KOMENTE