English

Topalli merr mesazh urimi nga kreu i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Tiranë, 22 tetor NOA - Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lluis Maria de Puig i ka dërguar sot një letër Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

"Do të dëshiroja t'ju përcillja urimet e mia më të përzemërta, si në emrin tim ashtu edhe ne emër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për ri-zgjedhjen tuaj në postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Kam bindjen se lidershipi juaj do të kontribuojë në zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm te marrëdhënieve të shkëlqyera e të qëndrueshme parlamentare ndërmjet Shqipërisë dhe Këshillit të Evropës.

Ju uroj punë të mbarë për përmbushjen me sukses të mandatit tuaj dhe shpresoj t'ju takoj se shpejti" thuhej në mesazhin drejtuar Topallit.

k.k/NOA

KOMENTE