English

Vjen në Shqipëri, edicioni i IX të Javës së Gjuhës Italiane në Botë

Tiranë, 22 Tetor NOA - "Italishtja mes shkencës, artit dhe teknologjisë" është tema e zgjedhur për edicionin e IX të Javës së Gjuhës Italiane në Botë.

Ky manifestim promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë dhe nga Accademia della Crusca me qëllim përhapjen e gjuhës italiane nëpër botë.

Nga 20 deri në 23 Tetor po zhvillohen edhe në Tiranë veprimtari të shumta kushtuar kësaj teme, të organizuara nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me disa institucione kulturore shqiptare si, Fakulteti i Inxhinierisë dhe ai i Histori Filologjisë në Universitetin e Tiranes, Universiteti Europian i Tiranës, Teatri Kombëtar, etj.

Për të kujtuar njëqind vjetorin e publikimit të Manifestit të Parë të Futurizmit, dy konferenca do të trajtojnë këtë lëvizje avangaurde nga pikëpamja artistike dhe letrare: Profesor Enrico Crispolti, historian i artit kontemporan që eshtë eksperti më i mirë italian i Lëvizjes futuriste, ka inaguruar dje, më 20 Tetor, edicionin e IX të Javës me një referat me titull "Identiteti dhe karakteri histroik i Futurizmit", në një konferencë të organizuar në Fakultetin e Histori Filiologjisë të Universitetit të Tiranës.

Enrico Crispolti, historian i artit kontemporan dhe kritik militant, student i Lionello Venturi ne Rome ka dhene mesim Histori Arti Kontemporan ne Universitetin e Salernos dhe Sienes, ku dhe tani drejton Shkollen e Spezializimit ne Histori Arti.

Pionier i një historiografie te kontemporanes, ne gjysme shekulli aktivitesh ka bashkuar gjithnje kerkimin historiko-kritik (në veçanti Ekspersionizmin, Futurizmin, Surrealizmin, Artin italian mes dy luftrave, Informalen) dhe militantizmin kritik (i perqendruar me tepër mbi Neorealizmin dhe figuracionin e ri, Pop Art, Artin ambiental dhe shoqeror). Thelbesore jane prurjet e tij ne njohjen e vepres se Balla, Fontana, Cagli, Guttuso, Baj, Moreni, Vacchi, Somaini, Trubbiani.

Mes shume aktiviteve te organizuara: Alternative Attuali, ne L'Aquila (1962, 1963, 1965, 1968), Volterra 73, ekspozita te medha dedikuar Futurizmit, nga Ricostruzione futurista dell'universo (Torino, 1980), te Casa Balla e il Futurismo a Roma (Rome, 1989), te Futurismo 1909-1944 (Rome, 2001), dhe Dal Futurismo all'Astrattismo (Rome, 2002). Dhe mes antologjive te numerta ose retrospektivave ato thelbesoret e Reggiani, Cagli, Guttuso, P.Cascella, Dino, Mirko, Afro Basaldella, Fillia, Garelli, Mannucci, Prampolini, Pannaggi, Trubbiani, Somaini, Fontana, Vacchi, Ceroli, Szymkoëicz. Per Bienalen e Venecias ka patur nen kujdes Ambiente come sociale, ne 1976, Natura praticata dhe L'immaginazione megastrutturale dal Futurismo a oggi, ne 1978, e ne 1977 La nuova arte sovietica. Una prospettiva non ufficiale.

Pervec katalogjeve te pergjithshem te Baj (1973), Fontana (1974, 1986, 2006), dhe Guttuso (1983-89), e monografite kryesore per Cagli, Garelli, Guerreschi, Mirko, Barisani, Mannucci, i Basaldella, Dino, Mirko, Afro, Guttuso, Trubbiani, Fieschi, Ceroli, Fontana, Szymkoëicz, mes publikimeve te tij me me shume rendesi jane: Il Secondo Futurismo: 5 pittori + l scultore, Torino 1923-1938 (1962), Ricerche dopo l'Informale (1968), Il mito della macchina e altri temi del Futurismo (1969), L'Informale. Storia e poetica (1971), Urgenza nella città (me F.Somaini), Sociologia e iconologia del Pop Art (1975), Arti visive e partecipazione sociale (De Donato, Bari, 1977), Storia e critica del Futurismo (1986, 1987), Il Futurismo e la moda. Balla e gli altri (1986), La pittura in Italia. Il Novecento 3. Le ultime ricerche (1994), Come studiare l'arte contemporanea (1997, 2000, 2004), L'oggetto Morandi (1998).

***

Në vijim të veprimtarive të Javës së gjuhës italiane në botë ka referuar edhe Profesor Matteo D'Ambrosio, pedagog Letërsie në Universitetin "Federico II", do të japë një bilanc kritik të poezisë dhe letërsisë futuriste. Të dy konferencat u zhvilluan pranë Fakultetit Histori Filologi - Departamenti i Letersië. Do të prezantohet gjithashtu pranë Liceut Artistik "Jordan Misja " në Tiranë një ekspozitë mbi veprën e një prej protagonistëve të Futurizmit, Mino Delle Site, e vënë në dispozicion nga Arkivi i Site dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Reziku i madh sizmik i Shqipërisë dhe tragjedia e fundit e ndodhur në Abruzzo e bëjnë shumë aktuale ndërhyrjen që Prof. Arch. Mario Antonio De Cunzo do të mabje të enjten, më 22 Tetor, mbi temën e restaurimit të objekteve kulturore në zona sizmike, mbi bazën e eksperiencës së tij si Drejtor për provincat e Avellinos dhe Salernos pas tërmetit shketërrimtar të 1980. Pranë Fakultetit të Inxhinierisë ku do të bëhet konferenca, do të prezantohet gjithashtu edhe ekspozita "Guglielmo Marconi­: pionier i radiokomunikimeve, Cmimi Nobel në Fizikë 1909" e promovuar nga krahina e Emilia Romagna.

Shkencave politike do t'i dedikohet të premten, më 23 Tetor pranë Universitetit Europian të Tiranës, konferenca e Profesor Gianfranco Pasquino, pedagog i Shkencave politike në Universitetin e Bolognas, student i Norberto Bobbio e Giovanni Sartori, me titull "Demokraci ideale dhe demokraci reale".

Argëtues do të jetë spektakli "Matematika në kuzhinë" që Compagnia Pupi e Fresedde - Teatro di Rifredi e Firences do të prezantojë të marten, më 20 tetor, në Teatrin Kombëtar në Tiranë, duke na ofruar një vepër interesante ku matematika argëtohet duke u shfaqur atje ku më pak e presim ta gjejmë: në kuzhinën e shtëpisë tonë.

Në mbyllje të këtyre veprimtarive do të projektohen disa filma, mes të cileve "Ngjyrat e rinisë" mbi jetën e Umberto Boccioni, një nga piktorët më të mëdhenj të Lëvizjes Futuriste e "Enzo Ferrari".

Do të vazhdojë edhe këtë vit bashkëpunimi me Ambasadën Zvicerane në Shqipëri, e cila do të prezantojë më 22 tetor një konferencë, më parë në Shkodër e më pas në Tiranë, të Profesor Claudio Rossetti, Drejtor i Fondacionit "Monte Verità " të Asconas, mbi temën "Monte Verità si vend takimi, i utopisë dhe avanguardës".

Nuk do të mungojë gjithshtu, bashkpunimi tardicional me Institutin e Tregetisë së Jashtme, që do të zhvillojë një kurs për kuzhinën italiane të martën, më 2 Nëntor, ora 20.00 pranë Grand Hotel Europa në Shkodër, dhe më 3 Nëntor, ora 20.00 në Tiranë pranë Casa Italia, Restorant "Il Punto".

Një sërë veprimtarish të larmishme dhe të ilustruara do të zhvillohen në Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Korcë dhe Elbasan në bashkpunim me Konsullatat, Lektoratet, Departamentin e Italishtes dhe Seksionet dygjuhëshe Italo-Shqiptare të Shkollave.

Elton Therçaj

KOMENTE