English

Zgjedhjet, Meta: Opozita të bashkëpunojë për t'i përmirësuar

Tiranë, 22 tetor NOA-Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka ripërsëritur qëndrimin e qeverisë se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat e zhvilluara deri tani në Shqipëri.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me bojkotin e opozitës pikërisht për shkak të kontestimit të rezultateve të këtyre zgjedhjeve, Meta ka deklaruar se opozita duhet të bashkëpunojë për ta përmirësuar procesin zgjedhor në të ardhmen.

" Zgjedhjet e 28 qershorit kanë qenë më të mirat që janë bërë ndonjëherë në Shqipëri dhe kanë plotësuar shumicën e standardeve ndërkombëtare, por ka vend për progres dhe në këtë drejtim qëndrimi i qeverisë është shumë i hapur edhe ndaj kërkesave të opozitës", u shpreh Meta.

Sipas tij, opozita është e mirëpritur të marrë shumicën në një komision hetimor parlamentar, i cili mund të bëjë hetime brenda mundësive që njeh legjislacioni ynë dhe garanton Kushtetuta.

m.i/NOA

   Â

KOMENTE