Pukë, 23 tetor NOA - Denoncon bashkëshortin se e keqtrajtonte, largohet nga banesa bashkë me fëmijët.
Ngjarja ndodhi dje kur 43-vjeçarja L. Neziri, banuese në Pukë është paraqitur në komisariatin e policisë së këtij qytetit dhe ka bërë kallëzim ndaj bashkëshortit të saj I. Neziri, 56-vjeç, pasi kanosej dhe keqtrajtohej fizikisht në mënyre të vazhdueshme prej tij.
Fill pas regjistrimit të kallëzimit policia bëri të mundur shoqërimin e bashkëshortit të saj në ambientet e komisariatit të policisë.
Ndërkohë, pasi policia kreu të gjitha veprimet e duhura duke i dhënë ndihmën në rrugë ligjore, 43-vjeçarja L. Neziri bashkë me fëmijët e saj është larguar nga banesa ku jetonte dhe aktualisht ndodhet në një qendër sociale në qytetin e Shkodrës. Materialet në ngarkim të 56-vjeçarit I. Neziri i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, në gjendje të lirë, për veprën penale të "Kanosjes".
k.k/NOA