English

Edi Rama: Berishën do ta mbyllim në kutinë e tij

Shkodër, 23 Tetor NOA - Në mitingun e Shkodrës ka folur para pak çastesh edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili deklaroi se rrezikon afrimi i një regjimi të ri.

"Shkodra nuk e rrëzoi regjimin diktatorial të Enver Hoxhës për të mbajtur në kurriz njëzet vjet më vonë një regjim të ri", - u tha Edi Rama, të pranishmëve në pallatin e Sportit të qytetit të Shkodrës.

Më tej Rama u ndal në atë që e cilësoi vjedhje të votave më 28 Qershor, që siç tha, u bë për t'i dhënë jetë një qeverie as të majtë dhe as të djathtë, por një familjeje qeveritare së cilës i shërbehet.

"Votat që janë në kuti të panumëruara, nuk janë pasuri e Sali Berishës por e shqiptarëve", deklaroi z.Rama.

Kurse shtoi se qeveria e Berishës do të mbyllet në kutinë e vet të turpit në rast se ende nuk pranon kërkesën e PS për hapje të kutive të votimit.

Në këtë pikë ai paralajmëroi se "më 20 nëntor në Tiranë ne do të kërkojmë më me forcë se çdo herë tjetër hapjen e kutive dhe numërimin e votave".

Në përfundim Rama premtoi: "Ne nuk hymë dhe nuk do të hyjmë në Parlament, për të mbyllur për kush e di edhe për sa vjet të tjera zgjedhje të pandershme".

r.d/f.sh/NOA

Më shumë mbi argumentin:

Ngjela: Po të ikë Berisha, hyjmë në BE për 3 muaj

Majko, qeverisë: Nuse, trego pajën

KOMENTE