English

Identifikohen të vdekurit e tragjedisë rrugore

Tiranë, 23 tetor NOA Update - Janë identifikuar tre të vdekurit dhe dy të plagosurit e tragjedisë rrugore që ndodhi sot pasdite në dalje të Tiranës, ndërsa përpjekje po bëhen për të identifikuar edhe të vdekurin e katërt.

Burime nga policia dhe ekspertiza në Spitalin Ushtarak, konfirmuan për agjencinë e Lajmeve NOA se të vdekur në aksident kanë mbetur Beqir Hasani 65 vjeç, drejtues i mjetit tip "Wolksvagen" me targa Kosove 201 KS929, Ramush Reshiti 58 vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Hapa Reshiti 56 vjeçe.

Që të tre viktimat ishin banorë të komunës së Lubishit në Kosovë, i thanë NOA-s, burimet e policisë.

Ndërkohë një i vdekur i katërt, megjithë përpjekjet e bëra nuk është identifikuar ende, pro puna po vazhdon.

Sakaq, në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak gjenden Genti Poga 23 vjeçar i cili gjendej së bashku me bashkëmoshatarin Jani Doda, tek makina e markës "Benz" me targa Laçi, LA 6862 A.

Nga hetimet e para, mendohet se aksidenti në Fushë Prezë, në rrugën e vjetër të Rinasit, erdhi nga përplasja mes dy makinave në ecje e sipër, për rrethana ende të paqarta.

f.sh/NOA

KOMENTE