Mitrovicë, 23 tetor, NOA - Banorët e pjesës veriore të Kosovës nuk do t'ia paguajnë me faturat e energjisë elektrike Korporatës Energjetike të Kosovës, por asaj të Serbisë.
Kjo pasi KEK nga ana e saj, disa ditë më parë e ka larguar këtë pjesë të Kosovës nga rrjeti i saj për shkak të mospagesës së energjsië elektrike dhe tani pretendohet që meqë kjo zonë furnizohet me energji nga Serbia, do të jetë e detyrueshme që edhe pagesat e faturës së konsumimit të saj t'ua paguajë autoriteteve serbe të energjisë elektrike.
Nga ana e tyre, zyrtarët e KEK-ut, pohojnë lidhur me një fakt të tillë se kanë filluar hetimet për të verifikuar nëse ka pasur vërtet një ndërhyrje në sistemin energjetik të Kosovës.
Fatyrat e papaguara janë që në vitin 1999 dhe përfaqësuesit serbë kanë pohuar se banorët e Mitrovicës janë të detyruar t'ua paguajnë atyre ato që nga data 1 nëntor.
n.e/NOA