English

Nga arresti shtëpiak, i dënuari kërkoi më mirë burgun pas sherreve me gruan

Villabate, 23 tetor, NOA - Nuk paska dalë kot shprehja "Do t'i them burgut hapu", kur jemi të nxehur me dikë dhe jemi gati të bëjmë çdo gjë veç të lirohemi nga ata që kemi para nesh.

Kjo duket se i ka ndodhur edhe një siçiliani të dënuar në fillim me burg, por për të cilin gjykata un tregua zemërgjerë duke e dënuar vetëm me "arrest shtëpiak".

Por duket se masa e fundit nuk e ka gëzuar aspak të dënuarin, i cili ka kërkuar që të rikthehet në burg pas në shtëpi nuk mund të qëndronte më se kishte sherre të papara me gruan.

Fjala është për 30-vjeçarin Santo Gambino, i cili kishte dalë nga burgu dhe ishte dërguar në shtëpi për të vijuar dënimin.

Ai është ankuar se ajo e persekutonte për faktin se ai nuk kishte paguar për fëmijët e për këtë, ishte kthyer në të padurueshme.

Por policia nuk e ka marrë parasysh kërkesën e tij dhe e ka lënë të vijojë arrestin në shtëpi.

n.e/NOA

Â

KOMENTE