English

Olldashi takon homologun e tij në Itali

Tiranë, 23 tetor NOA - Ministri italian i Transporteve, Altero Matteoli u angazhua për zgjidhjen e problemit të autorizimeve për transportuesit shqiptar drejt Italisë, angazhim të cilin e mori gjatë një takimi që zhvilloi me Ministrin Olldashi në Napoli.

"Problemi i autorizimeve të transportuesve shqiptar drejt Italisë ndeshet çdo fund viti për shkak të numrit të kufizuar të tyre nga pala italiane.

Për këtë arsye ministri Olldashi kërkoi një shtesë të numrit të autorizime për shkak të kërkesave gjithnjë e në rritje të transportuesve shqiptare drejt Italisë" thuhej në deklaratën lëshuar sot nga Ministria e Transporteve.

Ministri Olldashi zhvilloi edhe një takim dhe me Ministrin francez të Transportit, Dominique Bussereau, me të cilin diskutoi për vënien në përdorim të kohëmatësit dixhital (digital tachograf) për transportuesit shqiptarë.

Ministri francez i Transporteve u angazhua të asistoj Shqipërinë në procesin e prodhimit të kartave të kohëmatësit dixhital për ta realizuar atë brenda afateve të përcaktuar nga Bashkimi Evropian.

k.k/NOA

KOMENTE