Pakistan, 23 tetor NOA - Të paktën 23 vetë kanë vdekur si pasojë e dy sulmeve me bomba dhe një shpërthim i tretë që ndodhën sot në Islamabad.
Autoritetet vendase thanë se në ngjarjen e parë një person kreu sulm vetëvrasës duke përplasur kamionin-bombë me një objekt ushtarak.
Nga sulmi u vranë tetë vetë dhe u plagosën 13 të tjerë.
Sulmi u krye në një postbllok pranë Kompleksit të Aeronautikës së Pakistanit në Kamra, në perëndim të kryeqytetit, Islamabad.
Vetëm pak orë më vonë, një makinë-bombë shpërtheu pranë një restoranti në qytetin veri-perëndimor të Peshavarit, duke plagosur tetë vetë.
Ndërsa në rajonin fisnor Mohmand, një shpërthim hodhi në erë një autobus me dasmorë, ku mbetën të vdekur 15 persona.