English

Uithers: Imuniteti, të mos fshehë zyrtarët e paaftë

Tiranë, 23 tetor, NOA - Liderët dhe zyrtarët shqiptarë duhet të veprojnë me integritet, në interes të publikut, pa u fshehur pas imunitetit apo masave të sigurisë që u cakton ligji.

Një fakt të tillë e ka cilësuar ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, John Uithers, gjatë fjalimit të mbajtur në një konferencë për integritetin e drejtuesve, e para e këtij lloji e organizuar në vendin tonë.

Duke marrë në mbrojtje deklaratat e kryeministrit Berisha të hedhura para pak kohësh, që imuniteti të mos dalë në mbrojtje të zyrtarëve të korruptuar, ai tha se "imuniteti nuk duhet të krijojë strehë për ata që abuzojnë dhe të mbrojë ata që janë të paaftë".

"Personat që janë emëruar të drejtojnë, duhet të veprojnë me integritet, pasi vendimet e tyre qofshin të drejtpërdrejta apo jo, ndikojnë në jetën e qytetarëve", tha ai. Â

Por çfarë do të thotë saktësisht sipas Uithers që një zyrtar të veprojë me integritet?

"Do të thotë të pranosh me përgjegjësi veprimet e tua dhe të ndihesh përgjegjës për ato

Do të thotë që të mos fshihesh pas perdes së hekurt të ligjit. Shqipëria ka bërë përparimem vbazhdojmë të inkurajojmë qeverinë për të rritur mbështetjen ndaj institucioneve të pavarura dhe heqjen e imunitetit të parlamentarëve në rast korrupsioni", shtoi ai lidhur me një fakt të tillë.

Sipas tij, duhet mbështetur pikëpamja e kryeministrit Berisha se "duhet të shembet muri i imunitetit" dhe ka shtuar më pas se shpreson që ajo të bëhet realitet në të ardhmen.

n.e/NOA

KOMENTE