English

Zhduket një fëmijë pranë shkollës, pistat e policisë

Tiranë, 23 Tetor NOA - Një fëmijë është zhdukur mistershëm duke detyruar prindin e tij të bëjë kallëzim dhe të kërkojë ndihmën e policisë, pasi dështoi në përpjekjet për ta gjetur vetë të birin.

Burime nga policia kanë bërë të ditur sot për agjencinë NOA se rezulton i zhdukur fëmija dhjetëvjeçar E.B.

I ati i djalit të vogël, D.B., ka denoncuar se në orën 08.00 të mëngjesit të djeshëm, i biri ka shkuar si zakonisht në shkollë, por nuk është kthyer më që andej.

Në këto rrethana kanë nisur kërkimet por 24 orë më vonë, ende nuk ka pasur asnjë informacion.

Mësohet se në kallëzimin e tij, babai 32-vjeçar nga Kukësi që prej disa vitesh banon në Tiranë, ka hedhur dyshime që fëmijën ta ketë marrë ish-gruaja e tij V.B.

Burime policore i konfirmuan NOA-s se e kanë pranuar kallëzimin e bërë nga 32-vjeçari dhe shtuan se në bashkëpunim me Prokurorinë, po bëhen përpjekje për gjetjen e të voglit të zhdukur.

f.sh/NOA

KOMENTE