Vlorë, 24 tetor NOA - Një aksident i rëndë me dy të vdekur ndodhi para disa minutash në Vlorë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Viktimat janë Vathe Shkurta, rreth 40 vjeçe dhe Zenel Haskaj 70 vjeçe të cilët gjetën vdekjen, kurse Edmond Haskaj ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ndodhi kur Edmond Haskaj ishte duke drejtuar automjetin e markës "Opel" tip "Astra", me targa VL 3588 B.
Në rrethana ende të paqarta, makina ka humbur ekuilibrin duke bërë që të humbin jetën dy pasagjerët dhe të plagoset edhe drejtuesi i mjetit.
Qarkullimi në rrugën ku ndodhi aksidenti, te vendi i quajtur "Kalaja" në Vlorë, momentalisht është përkohësisht i bllokuar dhe policia ka mbërritur për të kryer veprimet e saj, ndërsa i plagosuri u dërgua në spital ku për momentin nuk paraqet rrezik jete.
v.d.f.sh/NOA