English

Aksident tragjik me dy të vdekur në Vlorë

LAJMI RITRANSMETOHET ME FOTO DHE DETAJE SHTESE

Vlorë, 24 tetor NOA Update - Një aksident i rëndë me dy të vdekur ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Viktimat janë Vathe Shkurta, rreth 40 vjeçe dhe Zenel Haskaj 71 vjeç të cilët gjetën vdekjen.

Kurse Edmond Haskaj, shofer i makinës dhe Juela Haskaj, kanë mbetur të plagosur kurse ka shpëtuar pa lëndime djali i tyre dhjetë vjeçar. Pas dërgimit në spitalin rajonal, gjendja e dy të plagosurve, sikundër u shprehën mjekët, është e rëndë.

Aksidenti ndodhi kur Edmond Haskaj ishte duke drejtuar automjetin e markës "Opel" tip "Astra", me targa VL 3588 B, te vendi i quajtur "Kalaja" në zonën informate të qytetit Vlorë.

Në makinë gjendej e shoqja Juela, i biri 10 vjeçar dhe prindërit e tij Vathe dhe Zeneli.

Në rrethana ende të paqarta, makina ka humbur ekuilibrin ka dalë nga rruga duke rënë në një gropë rreth 10 metra të thellë duke bërë që të humbin jetën dy pasagjerët dhe të plagoset edhe drejtuesi i mjetit.

Dëshmitarët treguan se makina rrëshkiti dhe ra mbi dhjetë metra poshtë, dhe pikërisht në themelet e një pallati në ndërtim.

v.d.f.sh/NOA

KOMENTE