English

Ambasada Daneze rifillon punën të martën

Tiranë, 24 tetor NOA - Ambasada e Mbretërisë së Danimarkës njoftoi sot se ka vendosur që të rihapë ditën e Martë selinë e saj për shërbime.

Konfirmimi zyrtar erdhi nga zyra informative e ambasadës e cila tha se mbyllja e selisë diplomatike erdhi pasi këtë javë, midis mbrëmjes së të Enjtes dhe ditës së Premte, ka patur një përpjekje për të grabitur Ambasadën.

"Policia daneze dhe ajo shqiptare janë duke bashkëpunuar ngushtësisht për hetimin e krimit", - deklaroi një zëdhënës i selisë diplomatike në Tiranë.

"Ambasada ka marrë mbështetje të plotë nga të gjitha autoritetet përkatëse shqiptare për përballimin e këtij incidenti të pakëndshëm", - vijon reagimi duke përfunduar me informimin se "Ambasada do të fillojë punë ditën e Martë".

f.sh/NOA

KOMENTE