Tiranë, 24 tetor NOA - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi para pak çastesh se do të aplikohet heqje automatike e imunitetit të deputetëve, nëse kërkesat vijnë nga autoritetet kompetente të drejtësisë.
Këtë pohim, Berisha e bëri menjëherë sapo doli nga mbledhja e Kryesisë së PD duke theksuar se mazhoranca nuk ia njeh imunitetin vetes.
Berisha reagoi mbi thirrjen një ditë më parë nga ambasadori i SHBA, Xhon Uidhers i cili ftoi mazhorancën ta votojë në Parlament, heqjen e imunitetit për deputetët.
"Ne do të mbajmë qëndrim të njëanshëm, çdo kërkesë që do të vijë nga organet gjyqësore për heqje imuniteti do të jetë e pranueshme", - u shpreh Berisha.
Ai theksoi faktin se nga mungesa e opozitës në Parlament nuk është bërë i mundur ndryshimi i ligjit për imunitetin ndaj dhe mazhoranca ka vendosur që të mbajë qëndrim të njëanshëm.
Ne nuk mund të ndryshojmë ligjin, por ama nëse organet e prokurorisë do të kërkojnë të kryejnë hetime për zyrtarët, atëherë nuk do të pengohen, heqja e imunitetit të tyre do të jetë automatike, - siguroi kryetari i PD
e.r/NOA