English

Ekstradohet trafikanti i klandestinëve

Durrës, 24 tetor, NOA - Forcat e Interpolit italian kanë ekstraduar drejt Shqipërisë një person i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën e "Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe ndaj të cilit gjykata shqiptare kishte caktuar masën e sigurisë "arrest me burg".

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se i ndaluari është 45-vjeçari Nexhat Koçi, lindur dhe banues në Durrës.

Ai akuzohet pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, Gentian Kadillari, Anton Kabali etj, ka vënë në dispozicion të rreth 30 qytetarëve nga rrethe të ndryshme peshkarexhën "Realdo 1", duke ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit prej tyre drejt Italisë.

Bëhet me dijeni se Nexhat Koç ka qenë kapiten i kësaj peshkarexhe dhe është shpallur që tre vjet më parë në kërkim nga policia.

Mbi bazën e informacioneve të marra nga Interpoli për vendndodhjen e këtij personi në Itali, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në shtetin fqinj.

Ekstradimi i tij është realizuar nga "Interpol Roma" dje në aeroportin e Rinasit dhe materialet për ekzekutimin e vendimit gjyqësor ndaj tij iu dërguan prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE