Tiranë, 24 tetor, NOA - Java e tetë e Superligës shqiptare nis sot me zhvillimin e tre ndeshjeve futbollistike, të cilat do të caktojnë fatin e vazhdimësisë për to gjatë sezonit të ardhshëm.
Kështu, ndeshjet që do të mbahen sot janë ato mes Laçit dhe Vllaznisë, Gramozit dhe Kastriotit, si edhe ndeshja mes Tiranës dhe Teutës.
Tirana renditet në vendin e 6-të, në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Teuta renditet e 4-ta në kuotën e 12 pikëve, kurse skuadra e Laçit renditet e 12-ta, në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Vllaznia renditet e 7-ta, në kuotën e 8 pikëve. Nga ana tjetër, skuadra e Gramozit renditet në vendin e10-të, në kuotën e 6 pikëve.
n.e/NOA