Tiranë, 24 tetor NOA-Gjok Uldedaj biznesmeni që drejtoi për 4 vjet Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dha sot dorëheqjen nga ky post.
Veprimi i tij erdhi pasi në zgjedhjet e 28 qershorit ai u zgjodh deputet.Â
Asambleja e Jashtëzakonshme e Dhomës së Tregtisë emëroi në këtë detyrë me 55 vota pro, ish- zëvendësministrin e transporteve Nikolin Jaka.
Zoti Jaka ishte një ndër zyrtarët e lartë që u akuzua për korrupsion në bashkëpunim me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve.
Jaka ka qenë më parë në Dhomën e Tregtisë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.
r.l/NOA