Tiranë, 24 tetor NOA - Në ambientet e qendrës tregtare "Univers" (QTU), do te zhvillohet aktiviteti sensibilizues "Jepja dorën jetës".
Në mënyrë simbolike, kjo qendër tregtare u rrethua nga qindra njerëz, të cilët të kapur dorë për dorë do të qëndrojnë rreth 5 minuta, duke përcjellë mesazhin e suportit ndaj personave të prekur nga kanceri.
Aktiviteti zhvillohej nga shoqata "Pro jetës" aktualizohet edhe në kuadër të muajit tetor, që është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.
Njohja e sëmundjes, çon në parandalimin e saj, ndërsa mbështetja ndaj personave të sëmurë me kancer, lehtëson dhimbjen e tyre.
Sëmundja
Më shumë se 10 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga kanceri në botë dhe ky numër pritet të rritet nga 10 milionë në vitin 2000, në 15 milionë në vitin 2020.
Në këtë mënyrë, kanceri përbën një nga problemet më madhore të shëndetit publik në shumicën e vendeve të botës.
Nga të dhënat e Regjistrit Qendror Ndërspitalor të Kancerit vlerësohet se çdo vit pothuajse 3500-4000 individëve do t' u jepet diagnoza e kancerit, duke u radhitur si shkaku i dytë i vdekshmërisë në Shqipëri. Sipas të dhënave statistikore vlerësohet se sëmundjet tumorale vijnë direkt pas sëmundjeve kardiovaskulare si një shkak madhor për vdekjet, i cili ka rezultuar në 93.1 vdekje për 100.000 mijë banorë në vitin 2004.
Sot, për shkak të zbulimit të hershëm të kancerit dhe të përmirësimit të terapive ekzistuese si dhe të zbulimit të terapive të reja, ecuria e pacientëve me kancer është përmirësuar.
Por, diagnoza e kancerit vazhdon të sjellë me vete dijeninë e vdekshmërisë. Ata që marrin një diagnozë të kancerit të stadit të parë (I), kanë përqindje mbijetese deri në 90 - 95%.
Megjithatë, kanceri i stadit të tretë dhe të katërt (III dhe IV), ose "kancer i avancuar" siç e karakterizojnë, sjellë me vete një dijeni të mprehtë të mortalitetit.
"Pro jetës" dhe misioni i saj     Â
Prej një periudhe thuajse dy vjeçare, një grup aktivistësh vullnetarë punuar me qëllim krijimin e mundësive për të realizuar ndërhyrjen në procesin e politikëbërjes, për të mbrojtur gratë e sëmura me kancerin e gjirit.
Përvoja e krijuar gjatë kësaj periudhe, mbështetja nga organizma të tjerë të shoqërisë civile dhe biznesit, si dhe njohja nga afër e realitetit shqiptar, lidhur me sëmundjen e kancerit të gjirit te gratë në veçanti e komunitetin në përgjithësi për problematikën e sëmundjes dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes për të ndryshuar gjendjen ku ndodhen pacientët në Shqipëri, ishin nxitësit kryesorë për themelimin e shoqatës "Pro jetës,informim dhe advokaci kundër kancerit", themeluar në fillim të vitit 2009.
Edhe pse e krijuar rishtaz, shoqata jonë ka krijuar disa përvoja dhe bashkëpunime të frytshme me organizma të ndryshëm, si dhe është mbështetur fort në angazhimin vullnetar të anëtarëve të saj dhe grupit të interesit.
Që në fillim të muajit janar, grupi nismëtar i kësaj shoqate ka filluar punën për të detajuar ndarjen e punëve dhe krijimin e kontakteve me grupet e interesit që janë angazhuar e do të bashkëveprojnë në të ardhmen me synim vënien në zbatim të objektivave që shoqata ka.
Në nismat e ndërmarra deri tani,kjo lëvizje ka punuar me qëllim njohjen e nevojave dhe gjendjes aktuale të të sëmurëve, advokimin e të drejtave dhe lobimin me faktorë aktivë në procesin e politikë bërjes.
o.s.f.sh/NOA