English

Karburantet, Prifti shkarkon kreun e IQT

Tiranë, 24 tetor, NOA - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, pas disa shkarkimeve që ka realizuar kohët e fundit që kur ka marrë në dorë drejtimin e këtij dikasteri, ka kryer sot atë të radhës.

Bëhet e ditur se i shkarkuari i sotëm prej ministrit Prifti është drejtori i Inspektoratit Qendror Teknik, Ilir Kurti.

Prifti e ka argumentuar një akt të tillë me rezultatet e dobëta të punës së këtij institucioni , i cili merret me kontrollin e karburantëve në vendin tonë.

Ai ka kërkuar reformim të thellë të këtij institucioni, duke deklaruar se ekziston nevoja e impenjimit më të madh të punonjësve të tij në kontrollin e cilësisë në tregun e karburanteve.

"Ka abuzime në tregun e karburantëve. Situata aktuale ka kosto për konsumatorët. Ju lë tre muaj kohë afat për të ndryshuar gjendjen", mësohet të jetë shprehur ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE