English

Mali i Zi: Nuk kemi marrë toka të Kosovës

Podgoricë, 24 tetor, NOA - Mali i Zi asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale kundër shteteve fqinje dhe sidomos ndaj Kosovës, por kur është fjala për territore që i përkasin atij, ai nuk ka për të hequr dorë.

Një deklaratë e tillë është lëshuar sot nga ministria e Brendshme e Malit të Zi, në shenjë reagimi ndaj sinjaleve për protesta të banorëve të disa fshatrave të komunës së Pejës.

Kjo për shkak të vendosjes së shenjave lajmëruese në vijën kufitare ndërmjet Malit të Zi e Kosovës dhe rrjedhimisht, për shkak të hyrjes në territor brenda Kosovës. Autoritetet e Malit të Zi thonë se këto janë shenja të lajmërimeve dhe jo shenja kufitare. Banorët e fshatrave të Pejës, siç kanë raportuar mediat, kanë shprehur pakënaqësi për shkak se policia kufitare e Malit të Zi ua ndalon hyrjen në pasuritë e tyre në rripin kufitar.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE