English

Mcllwham pro Uithersit për imunitetin

Tiranë, 24 tetor, NOA - Imuniteti ekziston për t'i mbrojtur institucionet dhe heqja e tij ndaj zyrtarëve të lartë duhet zbatuar pasi askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Një fakt të tillë e ka deklaruar ambasadorja britanike në vendin tonë, Fiona Mclluham, e pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për publikimin e raportit të transparencës së deklarimit të pasurive, mbështetur nga ambasada britanike.

Në këtë mënyrë, ajo ka dalë pro deklaratës së djeshme, të bërë nga ambasadori amerikan, John Uithers lidhur me heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, i cili tha konkretisht se "ai nuk duhet të kthehet në një strehë për ata që abuzojnë me pushtetin".

Nga ana tjetër, lidhur me korrupsionin ajo u shpreh se kjo është një dukuri ende ekzistuese në vendin tonë, por që duhet të luftohet nga të gjitha strukturat, përfshirë këtu edhe shoqërinë civile.

Në këtë kuadër, ajo u shpreh se "deklarimi i pasurive mbetet një mjet kyç për të hetuar korrupsionin dhe ai duhet të jetë një proces i drejtë dhe jo gjueti krizash".

n.e/NOA

KOMENTE