English

Nesër do ndërrohen akrepat një orë mbrapa

Tiranë, 24 tetor, NOA - Dita e nesërme përkon me atë të ndërrimit sezonal të akrepave të orës, i cili do të kryhet përkatësisht gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, kur ora do të shkojë mbrapa.

Kështu, ndërrimi konkret do të bëhet në orën 03:00 të natës, e cila do të kthehet automatikisht në 02:00.

Kjo quhet edhe ora diellore dhe do të mbetet në fuqi deri më 28 mars të vitit të ardhshëm.

Në këtë mënyrë, përfundon periudha e tanishme gjatë së cilës kishim një orë më shumë dritë në fund të ditës për shtatë muaj me radhë.

Sipas të dhënave të Ternas, kompanisë që menaxhon rrjetit të energjisë, ky orar arriti t'i kursejë botës një kursim prej 643 million kilovat orë energji.

n.e/NOA

KOMENTE