English

Shqipëria do të ndërtojë 8 shkolla në Afganistan

Tiranë, 24 Tetor NOA - Shqipëria angazhohet për ndërtimin e tetë shkollave dhe pritjen e 100 studentëve afganë.

Pohimi është bërë publikisht nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili mori pjesë në Ministerailin e NATO-s, zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Punimet e Ministerialit zgjatën dy ditë dhe Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s diskutuan tre çështje kryesore: Afganistani, Mbrojtja Raketore dhe transformimi Ushtarak.

Ministri Imami mbajti fjalën e tij gjatë punimeve të Ministerialit. Në përfundim të Ministerialit ai u shpreh se Shqipëria në kuadër të angazhimit në Afganistan do të vazhdojë të japë kontribute të vlerësueshme duke mbajtur kompaninë e ushtarakëve që ka atje dhe do të shtojë edhe një skuadër me 20 mjekë.

"Do të ngremë tetë shkolla dhe do të presim duke filluar nga viti 2010, 100 studentë afganë që do të përfitojnë bursë studimi në Shqipëri', - ishte premtimi i shpallur nga Ministri.

Duke iu referuar edhe raportit të gjeneralit Mcchrystal, Imami tha se raporti dhe përvoja e këtyre viteve tregon se ka nevojë për një qasje më gjithëpërfshirëse në mënyrë që të zgjidhen problemet afatgjata.

***

Vendi pritës i këtij ministeriali të rëndësishëm ishte Bratislava e Sllovakisë. Delegacionet e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën më 22 Tetor në Bratislavë dhe fillimisht për ta u ofrua një mbrëmje kulturore në Teatrin Kombëtar të Sllovakisë, ku u shfaqën pjesët më të mira të Sllovakisë duke përfshirë, traditën, arkitekturën, qendrat historike, folkun e deri tek muzika.

Fillimisht përshëndeti Ministri i Mbrojtjes i vendit pritës, ndërsa ai u pasua nga një përshëndetje e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Më pas Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në një darkë të gjatë pune, ku janë diskutuar tre çështjet kryesore të Ministerialit.

Punimet rifilluan mëngjesin e djeshëm, ku fjalën e hapjes së seancës e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, ndërsa më pas janë diskutuar çështjet sipas radhës.

Seanca është pasuar më tej me një drekë pune ku përpos ministrave të vendeve anëtare të NATO-s merrnin pjesë dhe përfaqësues të vendeve dhe organizmave partnere. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen mbajti një konferencë për shtyp ku sqaroi çështjet të cilat u diskutuan gjatë punimeve të këtij ministeriali.

Ai u shpreh se çështja më e rëndësishme që zuri hapësirat e diskutimit ishte ajo e Afganistanit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se e vetmja mënyrë që Afganistani të mos lejohet të kthehet në duart e terroristëve, është investimi për të forcuar kapacitetet ushtarake dhe të sigurisë të shtetit afgan.

Sekretari Rasmussen foli edhe për çështjen e raketave që u diskutua në këtë ministerial. Ai tha se Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, mbajti një fjalim të shkurtër sqarues për qasjen e amerikanëve ndaj Mbrojtjes Raketore në Europë.

Ministrat e Mbrojtjes e mirëpritën faktin që qasja e re amerikane për mbrojtjen raketore europiane, vendoset më shumë në kontekstin e NATO-s. Ai së fundmi tha se ky ministerial ishte shumë i suksesshëm.Â

e.r/f.sh/NOA

KOMENTE