Bratislavë, 24 tetor, NOA - Kontigjenti i ri me trupat shtesë të NATO-s në Afganistan, do të parashikohet të dërgohet në një periudhë tjetër kohore dhe jo tani menjëherë.
Ky ka qenë vendimi më i fundit për të cilin kanë rënë dakord ministrat e vendeve anëtare të Aleancës së atlantikut të Veriut në takimin e Bratislavës.
Kështu, NATO e ka shtyrë vendimin për të dërguar më shumë trupa në Afganistan dhe për rritjen e kontingjenteve do të vendoset më vonë.
Një fakt të tillë e ka pohuar vetë Sekretari i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen, i cili në fakt ka qenë edhe propozuesi i nismës para ministrave të Mbrojtjes të Aleancës në kryeqytetin sllovak Bratislavë.
Disa vende të Aleancës ishin shprehur pro pritjes fillimisht të raundit të balotazhit për zgjedhjen e presidentit të Afganistanit, më 7 nëntor si dhe të vendimit të SHBA-së mbi trupa shtesë.
Vetë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancë së Atlantikut të Veriut, Anders Fogh Rasmussen u bëri thirrje anëtarëve të këtij grupimi ushtarak për më shumë angazhim ushtarak dhe politik në Afganistan.
Por duket se vendet anëtare të NATO-s kanë kërkuar më shumë kohë për një masë të tillë.
n.e/NOA