English

Tregu i karburanteve, Prifti: Cilësia skandaloze, gjobisni kompanitë

 Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 24 tetor NOA-Ndryshe nga çfarë është deklaruar deri më tani se cilësia e karburanteve në treg është në nivelin e duhur, ministri i ri i Ekonomise Dritan Prifti pohon të kundërtën.

Nafta dhe benzina që tregtohet nuk ofron cilësi, duke ndikuar negativisht në mjedis dhe dëmtimin e automjeteve.

Sipas ministrit, ky treg nuk është i kontrolluar ndaj u shkarkua kryeinspektori teknik Ilir Kurti.

Ai kërkoi që të ushtrohen kontrolle të imta si në port por edhe në rafineri, duke nënkuptuar kompaninë e naftës Armo, për të ndryshuar këtë situatë.

 "Në këtë treg skandaloz nuk mund të tolerohet që brenda një viti të vihen vetëm 60 gjoba"- tha Prifti.

Mbi të gjitha vijoi ministri, ata që janë gjobitur janë peshq të vegjël të tregut.

Në afro 30 % të tregut të hidrokarbureve konsumatori nuk është i informuar se çfarë karburanti përdor.

Ndaj detyra parësore që ju la Inspektoriati Qendror Teknik është që brenda 3 muajsh, të gjitha pikat e tregtimit të jenë të pajisura me shenjën dalluese të kompanisë nga të cilat importojnë lëndën djegëse.

Në këtë mënyrë edhe konsumatori mund të denoncojë për cilësinë e naftës. Ministri i Ekonomisë premtoi se do të marrë masa për të ndryshuar ligjin me synim ashpërsimin e tij, për të rregulluar tregun.

Por Prifti hodhi edhe akuza për nivelin e lartë të korrupsionit që mbizotëron në këtë fushë.

"Duhet të ketë lekë shumë posti juaj, pasi më janë ofruar duke më premtuar 10 mijë euro vetëm që ta punësojë inspektor"u tha ministri punonjësve të IQT-së.Â

Kjo situatë sipas tij dëmton rëndë konsumatorin por njëkohësisht bëhet pengesë për të arritur standarde evropiane të tregut. Pas largimit të Ilir Kurtit, në krye të Inspektoriatit u emërua Virgjil Joti.

Â

KOMENTE