English

Akrepat, 60 minuta prapa, rikthehet ora diellore

Tiranë, 25 Tetor NOA - Nga dita e sotme e deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm në Shqipëri sikundër në shumë vende të tjera të botës, rikthehet ora diellore.

Ndryshimi orës është bërë në orën 03:00 të natës duke gdhirë e Diela, duke kthyer akrepat 60 minuta pas dhe sjellë kështu sërish orën diellore.

Në këtë mënyrë, ka përfunduar periudha e tanishme gjatë së cilës kishim një orë më shumë dritë në fund të ditës për afro shtatë muaj me radhë.

Në të vërtetë, ndryshimi i orës bëhet me vendim të posaçëm qeverie, që këtë radhë ka munguar.

Dy herë në vit, qeveria është e detyruar të shpallë ndryshimin e orës në vendin tonë dhe të publikojë orën e saktë të ndryshimit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi asnjë informacion nuk ka mbërritur nga Këshilli i Ministrave, për këtë procedurë.

Ndryshimi i orës ka nisur të aplikohet shekullin e kaluar në përpjekje për të kursyer sa më shumë energjinë elektrike.

Sipas të dhënave të Ternas, kompanisë që menaxhon rrjetit të energjisë, ky orar arriti t'i kursejë botës një kursim prej 643 milionë kilovat orë energji.

f.sh/NOA

KOMENTE