Teheran, 25 tetor NOA-Katër ekspertët e Zyrës ndërkombëtare për energji bërthamore, IAEA kanë mbërritur sot në mëngjes në kryeqytetin iranian të Teheranit.
Ata do të inspektojnë uzinën e bërë të njohur para pak kohësh për pasurimin e uraniumit, në Fordo të Ghomit.
Diplomatët supozojnë që në uzinën nëntokësore të mos jenë instaluar ende pajisje teknike.
Javët e ardhshme në Gjenevë do të zhvillohen bisedime të tjera për këtë temë me pesë përfaqësuesit e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermanisë.
Në çështjen atomike, bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Irani një përgjigje të shpejtë ndaj propozimit ndërkombëtar për kompromis.
Në të bëhet fjalë për pasurimin e kontrolluar të një pjese të madhe të uraniumit iranian në Rusi.
Iranit i duhet kjo lëndë për reaktorin e tij të kërkimeve mjekësore.