English

Bagdad, dy shpërthime të fuqishme në administratat shtetërore, vriten 90 vetë

Bagdad, 25 tetor NOA - Të paktën 90 persona kanë gjetur vdekjen dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën sot si pasojë e dy shpërthimeve që ndodhen në Bagdad.

Shpërthimet e njëpasnjëshme që ndodhën në harkun kohor prej dy minutash dyshohet se kishin për qëllim qeverinë.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e kryeqytetit irakian të cilat njoftuan se autobombat shpërthyen para Ministrisë së Drejtësisë dhe selisë së administratës rajonale të Bagdadit.

Për pasojë u vranë 90 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë ndërsa bilanci pritet të rritet.

k.k/NOA

KOMENTE