Athinë, 25 tetor NOA - Mafia italiane kalabreze ka njoftuar Greqinë se në thellësinë e detit Jon janë hedhur mbeturina radioaktive.
Alarmi ka detyruar Greqinë të nis menjëherë hetimet pasi u njoftua se në detin jon janë hedhur materiale toksike.
Autoritetet italiane janë njoftuar nga një prej anëtarëve të mafias kalabreze i quajtur Francesko Fonti i cili ka deklaruar se në hedhjen e radioaktiveve në detin Jon është i përfshirë edhe vet.
Sipas autoriteteve greke shqetësuese është fakti që, mafia italiane ka mbytur shumë anije me lëndë radioaktive jo larg brigjeve greke.
Greqia po punon për evidentimin e zonave të hedhjes së materialeve toksike por edhe për gjetjen e të implikuarve.