English

Hysi: Qeveria të marrë masa, që mbrojtja e fëmijëve të jetë prioriteti i prioriteteve

Tiranë, 25 tetor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi doli në një deklaratë për shtyp ditën e sotme ky iu referua progres-raportit të KE-së për të theksuar se Shqipëria vazhdon të jetë një vend origjine për fëmijët që trafikohen për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar.

"Disa ditë më parë, kryeministri i vendit theksoi se Raporti i progresit të Shqipërisë përbën një dokument të shkëlqyer pune për qeverinë shqiptare dhe e konsideron atë si raportin më të mirë të lëshuar ndonjëherë për  Shqipërinë.

Gjithashtu, një vit më parë, Kryeministri i vendit në fjalën e tij përshëndetëse të mbajtura në Konferencën Vjetore për Fëmijët, garantoi se qeveria do të bënte çdo përpjekje që fëmijët në universin e tyre të ishin "përparësia e të gjitha përparësive të kësaj qeverie" dhe se "shoqëria shqiptare është një shoqëri me një standard human të respektueshëm" deklaroi Hysi e cila shtoi se në progres raportin thuhet se Shqipëria vazhdon të jetë një vend origjine për fëmijët që trafikohen për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar.

"Me qëllim që Shqipëria të mos jetë një vend që miraton vetëm ligje dhe strategji që t'i tregojnë Evropës dhe qytetarëve të vet se shoqëria ofron standarde humane të respektueshme në trajtimin e fëmijëve, i rekomandojmë qeverisë shqiptare, të marrë të gjitha masat ligjore, administrative, sociale për të identifikuar dhe trajtuar të gjithë familjet në nevojë dhe që përdorin fëmijë për lypësi ose fëmijët e të cilave janë objekt keqtrajtimi, shfrytëzimi, trafikimi dhe të punës së detyruar.Â

Të marra të gjitha masat ligjore, administrative, sociale për të ngritur sistemet e referimit për fëmijët nën moshën 14 vjeç, të cilët janë në risk dhe që mund detyrohen të përfshihen në rrugën e krimit ose të jenë viktima të tij" tha Hysi.

Deputetja socialiste tja gjithashtu se i rekomandon qeverisë të parashikojë buxhete të mjaftueshme për zbatimin e strategjisë ndërsektoriale të mbrojtjes sociale të miratuara në vitin 2008 me qëllim mbrojtjen dhe mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve të tyre në nevojë.

k.k/NOA

KOMENTE