Tiranë, 25 tetor NOA - Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Saimir Rusheku duket se nuk ka pranuar paq shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit duke akuzuar kryetarin për shkelje.
Një ditë pas shkarkimit Rusheku Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça ka kryer shkelje duke marrë vendimin për shkarkimin e tij ndërsa është shprehur se Muça ka kthyer Komunitetin Mysliman në pronë të tij dhe se po e zhyt çdo ditë e më shumë këtë institucion drejt dekadencës.
Rusheku jo vetëm që ka kundërshtuar publikisht shkarkimin e tij por ka "kërcënuar" se do t'u drejtohet institucioneve të drejtësisë me një padi gjyqësore.
k.k/NOA