English

Ministria e Financave bllokon aktivitetin e kompanisë ARMO

Fier, 25 tetor NOA - Ministria e Financave deklaroi sot zyrtarisht, se ka bllokuar aktivitetin e kompanisë ARMO.

Shkak për mbylljen e ARMO-s është bërë mosplotësimi i dokumentacioneve tatimore nga ana e firmës.

Mësohet se urdhri për bllokimin e aktivitetit të ARMO-s është dhënë nga kreu i Financave, Ridvan Bode dhe është ekzekutuar mbrëmë nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave në Fier.

Vendimi i Ministrisë së Financave pavarësisht se ka sjellë reagime të ashpra nga drejtuesit e ARMO-s ka pasuar me ndërprerjen e punës në këtë kompani.

Kështu gjatë ditës së sotme është ndërprerë puna ndërsa zyrtarët e kompanisë shprehen se urdhri i bllokimit është i pavlefshëm.

k.k/NOAÂ

KOMENTE