English

Plani rregullues i Tiranës, diskutohet nesër në Këshillin Bashkiak

Tiranë, 25 tetor NOA-Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet nesër pasdite për të diskutuar mbi disa projektvendime të rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit, një prej të cilave dhe plani rregullues i Tiranës, temë e cila ka shkaktuar mjaft debate në të dyja kampet e politikës.

Pika më e nxehtë e debatit duket se do të jetë pr/vendimi mbi planin rregullues të Tiranës, Â i cili sipas axhendës paraprake të Këshillit Bashkiak është vendosur në fund të rendit të ditës.

Zëdhënësja e bashkisë së Tiranës, Valbona Zhupa, ka konfirmuar lajmin për agjencinë kombëtare të lajmeve NOA.

Sipas Zhupës, diskutimi për planin është caktuar në fund të rendit të ditës dhe do të prezantohet nga drejtori i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës, Dritan Agolli.

Në fokus të diskutimeve do të jenë dhe projektvendime të tjera jo pak të rëndësishme si subvencionimi i kredisë për familjet që e përfitojnë atë, trajtimi me bonos qiraje i familjeve në nevojë, gjithashtu një pikë e rëndësishme e diskutimeve do të jetë dhe projektvendimi "Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm për vitet 2010-2012".

m.i/NOA

KOMENTE